Fryma poetike  e së dielës me poeten;Albina TREBICKA

FJALET e HESHTJES

—————————————

Thërrmoj heshtjen në mijëra grimca

I mbledh grimcat që t’i bëj fjalë…

Që të mbush boshllëkun e ditës

Dhe pritë… t’i bëj natës së gjatë

Thërrmoj ëndrrën në mijëra grimca

I mbledh grimcat t’i bëj POEZI

Të mbush plot shpirtin e miqve

Me buzëqeshje, vargje, dashuri

Dëgjoj heshtjen e thërrmuar

Që flet e flet me mijëra fjalë

Nxitoj hapin me hapat e ditës

Të kap ritmin sa më parë…

/QendraPress/