Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

O FLAMUR DRIT, O FLAMUR SHKABË…!
———————————-
O flamur dritë, o flamur shkabë,
Ti vulvitesh në liri…
Kombi shqiptar ende i ndarë,
Nëntorët përflakur kuq e zi.
O flamur i bekuar nga Zoti,
Ti për ne je nënë e babë,
Si shqiponja n’fluturim,
Je rreze drite që skuq flakë.
Në çdo prag pikon gjak Arbëri,
Rrënjë të thella historia,
Shpata, pushka, pena shkruar,
Është e madhe shqiptaria.
Vargje pa fund shkruaj për ty Nënë,
Si xhevahir i hedh në ditar,
Në liri mijra të rënë,
Si heronj mbetën pishtar.
O flamur o balli i kombit,
N’troje shqiptare valvitesh krenar,
Je flakadan që s’shuhesh,
Si Dielli që ngroh çdo bajrak.
Mbi truallin e Arbërit fluturon shqiponja,
Je plis i bardhë ti hallemadhe,
Si gur i çmuar të ruajtën të parët,
Dritë lirie xixëllon në male.
Të parët mbollën pemën e lirisë,
Ndër shekuj luftuan si dragonj,
Si ilirjan lanë gjurmë në histori,
Flamuri i Skënderbeut një etalion…
Si gjerdan ari, Hymni Kombëtar i Asdrenit,
Me gjak e lanë të rënët amanetin…
Heshtin dhe zogjtë e malit kur hymni këndohet,
E ne marrim forcë si Prometeu.
/QendraPress/