Policia në Prizren gjobit motoristet kundërvajtës, sekuestrohen 35 motoçikleta

Zëdhënësi i policisë në Prizren togeri Shaqir Bytyçi, njofton se nga data 5 deri më 12 maj 2025 patrullat policore të policisë në kudër të Stacionit Policor Prizren , duke marrë parasysh se në komunikacion ka në qarkullim shumë motoçikleta dhe trotinet dhe një pjesë e madhe e tyre nuk po i zbatojnë rregullt e trafikut në fuqi , ka përpiluar një planë operativ e ku në cakë janë kryesisht motorist të cilët nuk respektojnë rregullat e trafikut rrugorë, konkretisht që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut.
Gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta.
Konkretisht janë :
Janë sekuestruar gjithsej 35 motoçikleta
Janë shqiptuar rreth 101 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve,
Të gjithë ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion ti respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave , mopedëve dhe trotineteve elektrik duhet ti respektojnë rregullat e komunikacionit e ndër to është : Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri , duhet të respektohen shenjat e komunikacionit etj.