Çaste poetike me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

NDEZ PYJET E PASHKELURA

——————————————-

Ndjenjë që shpirtin ndez flakë

Qiellin prek plot pasion

Ndez dhe pyjet e pashkelura

Pa fluturake të nisë në hënë.

Ndjenjë që frymën gjatë të ndal

Ndez dhe pyjet e pashkelura

Veten nuk e mbush me ajër

Prapë ndihesh më shumë se gjallë.

Pyjet e pashkelura ndez

Ndjenjë hyjnore e dashurisë

Prek në qiell kur je në tokë

Qesh dhe qan, pse nuk e di.

Hyjnore është dashuria

Zemrat në flutura i shndërron

Ecën në det, noton në mal

Ndez dhe pyjet, që të shkelur nuk kanë.

/QendraPress/