Çaste poetike me poetin;- Qazim THAÇI

Hënës kur i jepet besa
————————————–
Asgjë ma madhështore në botë nuk ka
Se kur besatohesh me hënën si dëshmitare
Për ta bërë dashurinë legjendë, si në Rozafa
E kur Dionisit i premton diell në agim
Po si ta masim mallin e at-dheut me këtë trishtim
Kur zogjtë e Kosovës mbajnë ison e Arbërisë
E kur dhembja e tyre i ligështon hijet e varreve
Si amanet për dhembjen e madhe për besë e trimëri
E tek Rozafa, pranë gurit të qumështi me u rrëfye
Se me hëna fjalën e mbanë,edhe kur nata ka tradhti
Viganët e nderojnë gjakun e shokëve si dëshmi
Hënës i jepet besa se Atdheu është Një.
/QendraPress/