Albulena Balaj-Halimaj kandidate e Nismës për kryetare të Prizrenit

Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Ajo ka një përvojë në qeverisje qendrore, sepse ka qenë zv kryeministre kohë më parë.
Kandidatura e saj do të shpallet zyrtarisht në një tubim publik, që do të mbahet të enjten, më 24 korrik 2025, në ora 19:00, në Parkun e Qytetit – Prizren.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate,Fatmir Limaj, i cili do të japë mbështetjen e tij publike për kandidaturën e Balaj-Halimaj.
Nisma ka ftuar qytetarët e Prizrenit të jenë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për subjektin dhe për të ardhmen politike të komunës.