Çaste poetike me poeten;-Katerina BARBIERI

Muzgut e trishtuar

—————————-

Muzgut t’ngrysur e vetmuar,

dhe vështrimi diku tretur,

n’shpirt kujtim i paharruar ,

fjala shuar, buzës -etur

Fryn një fllad, fryn një puhiz,

hëna ndukur përmbi lum,

territ t’natës n’ çdo qeliz,

sy -lugati, djegur shkum

Qielli dëndur, vjollcëruar,

fsheh vështrimin, disi tretur

në shtrat ëndërra dashuruar,

si kusar nē hije mbetur

Jam e brishtë, porsi një flutur,

por s’lëkundem si një gjeth ,

mbi qerpik loti rri strukur,

pupla resh shpirtin ma mbledh!

Një shpirt i vrarë

Një ngjarje e rëndë shum më ka tronditur,

një ngjarje makabër ,violencë në moral,

shpirtin e evlatit pa meshirë goditur,

o botë mjerane, krimin mos e fal

Ti botë e çmëndur, mbushur me mëkat,

me kthetrën e zezë fëmijën mos e prek ,

dy sy të pafajshëm të të njëjtit gjak,

në flak të xhehnemit o mostër ke me u djeg

Babai është gladiator, është hero divin,

është mburojë e shpirtit, është streh në jet

nuk është llum kazani,as zagarë të zinj,

këtë muzë të indinjuar e hodha në fletë!

/QendraPress/