Çaste poetike me poetin;-Ragip GJOSHI

KAFJA E MËNGJESIT N’PRIZREN

————————————————

Atje nën Kala te Marrashi,ç’farë rituali

Çdo ag, kafe verore, n’brigje Lumbardhi

Ekspreso,muzë,e zogjët trazuar n’poezi

Poeti artistikisht hedh sytë në natyrë

Më pastaj vështron përreth çdo fytyrë

E buzët e filxhanit i puthë në një mënyrë…

Përballë filxhanit fliste me vetmëveti

Sheqer nuk hedh fare mbi kafe,poeti

Përherë,preferon expresso pa sheqer

Dhe jetën e kish t’ëmbëlsua,rrallë herë.

Sapo poeti e ngre gëllënkën e parë

Me kafenë e zezë ai ditën e zbardhë

Përreth,kudo,shkelqim ëndërrimtar

Ai nisi ditën me puthjen si krijimtar

E nganjëherë i idhtësohet vështrimi

Janë idhëtuar stinët- iu shtu idhëtimi…

Rituali i kafes espresso nën Kala-përditë

Në thjeshtësi në ngrohtësi duke mikprit

Në tavolinë të“Matisse”-s, n’vizion shikimi

Është vendi ku shijohet kafeja dhe kujtimi

Për zemanin e lezetit, kur nisi kafe me pi…

Buza i dridhej lalo, në një kijamet moti

Filxhani, o ne dorë seç i’u ngri,I piku loti

N’terasë e tavolinë nxehen debate pa pikë

Histori e politikë përfyten fort ditë përditë.

Poeti krenarisht shpalos lavdinë e trimërinë

Mikut i pelqen debati për politikë-për lirinë

Me delikatesë hedhin n’shoshë dhe krenarinë

Thonë:Si ata,si këta,hajna e fjalë lakadredhë

Ankohen: si ata ,si këta,na ropën duke vjedhë!

Shpejt stinë e mote kalendarit ia shqeu poeti

Duke pirë espresso me miq,seç humbi lezeti

N’tavolinë te dritarja,ballë për ballë-valë deti!

Dekada ka humbur poeti me miq e kamarier

Ngadalë po mplaket me espresso dhe vrerë

E s`ka për t’pirë kafe t’shekullit 22,n’verë…!

2.

Kafja n’Prizeren pranë Lumbardhit ka shije

Edhe pa sheqer është e ëmbël atje nën hije

Ndër stinë e ndër mote rituali vargje e poezi

Karrigat përplot rrëfime,e cëpëza me histori

Cingëllimë gotash që zbrazën dalëngadalë

N’ditë t’lirisë,n’ditë që ndritshme kanë ardhë

N’ditët pa mjegulla e pa terr,duke këngëtuar

Nën Kala, te Lumbardhi nën qiell t’dritëruar…

Stinët ndërrohën, shumë dimëra poeti priti

Atje ku vargjet shpërlau e në lirikë ngriti

Qëkur kafeneja tymosejt e dritë kishte pak

Qëkur kafeja piçej në xhezve e në oxhak

Dhe ai shpërngulej, kafën ta pijë pa maraz

Mbetem me miq,sikur zogjtë në një kafaz

Poeti që s`ka për t’pirë kafe të shekullit 22…!

Prizren, më 22 korrik 2025

/QendraPress/