Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

ME VËSHTRIMIN NGA YJET

————————————–

Shiko si duket Tirana baba!

Si oqean me drita që s’ka fund.

Me gishtin tregues,

Shënjoj malin e Dajtit përkarshi,

Ndërsa ti,

Me shikim e gishtin tregues shënjon tjetërkund.

Qielli qenka kaq blu sonte baba!

Nga minarja e xhamisë, zëri i Imamit mendimet na shkund

Hëna e plotë si grua në ditët e lehonisë,

Yjet në djep përkund.

E s’di të them baba,

Në shënjon hënën,

Apo yjet,

Veç shoh se mendimesh përhumb.

/QendraPress/