Fryma poetike së mërkurës me poeten;Mim MARJANAKU

” Qëmoti e pakënduar”
————————————-
Mbrëmjeve të mia pi të dehem.
Më pas
fillon show.
Ekskluzivisht shfaqë
monodramën time
që s’ka për ta parë askush –
sepse …
Presin!
Presin ta ekzekutojnë
në heshtje.
Heshtje
Heshtje.
Heshtje.
Në dukje.
Unë e njoh heshtjen në dukje.
Eshtë” Art” më vete.
Prandaj pi.
Pi të deh gojën.
Pastaj goja
qan.
Flet me muret.
Shan.
Zëri i një të dehuri
nuk dëgjohet.
Eshte zeri i një të dehuri
mbyllur me çelësa.
Me njëqind çelësa.
Me njëqind mijë çelësa.
Unë jam e dehur,
ama
trimëruar
para mureve të mia.
Ju, të frikësuarit e tjerë –
Pini si unë!
Dehuni
Flisni!
Ulërini!
Villni!
Madje, e di çkemi?
Prishim bashkë muret ndyrë me të vjella
e ja nisim nje kënge
që qëmoti nuk eshte degjuar..
M.M 30 / 07/ 2025
/QendraPress/