Çaste poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Në mes të ylberit
——————————
Ku je moj dallëndyshe
Pse ike pa pritur,
Nëpër oqeane, ike e uritur.
S’të trembi cunami,
I mblodhe pas vetes.
Të hodhi në male,
e ti zbrite në dete.
Ahh moj dallëndyshe
pse s’më the më parë,
malli për ty sa shumë
do të më kishte marrë.
me ujë Tepelene
Sodita lotët e tharë.
Ike si rrufeja, në mes të ylberit,
Lule deleje, kurorë perëndie,
Zbritur, ledhatuar
Me gjak Shqipërie.
Ku je moj dallëndyshe
Hajde prapë papritur,
Uria për vendlindjen,
Mall në lëkurë skalitur,
Tatuazh i bukur, qëndisur.
Të presim…
/QendraPress/