Kryetari Shaqir Totaj,jep sqarime lidhur me  rastin e shtatores së Skenderbeut.

  Kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, pas  rastit të  intrevenimeve në  shtatoren e  Skenderbeut në Priren, ngjyrosjes  së përkrenares dhe shpatës , dhe pa  reagimeve të shkakuara lidhur me këtë  ai  del me  sqarime ku mes tjerash shkruan;

‘’Me shkas!

Në lidhje me interesimin e madh mediatik që ka ngjallur lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prizren, njoftojmë opinionin publik se:

• Ky veprim nuk është pjesë e asnjë procesi zyrtar restaurimi të miratuar nga Komuna apo ndonjë institucion tjetër kompetent, sipas njohurive që kemi. Nuk ka pasur asnjë vendim institucional për ndryshimin e pamjes së monumentit.

• Nga të dhënat paraprake, ky veprim është kryer pa autorizimin e Komunës dhe nuk ka pasur asnjë njoftim apo kërkesë për leje në lidhje me këtë ndërhyrje.

• Komuna e konsideron këtë akt si ndërhyrje të paautorizuar dhe është e papranueshme.

Gjithashtu, organet kompetente, përkatësisht Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime për këtë rast.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është figurë emblematike e kombit shqiptar dhe çdo ndërhyrje mbi monumentet që mbajnë figurën e tij duhet të bëhen vetëm përmes rrugëve institucionale, me transparencë dhe respekt maksimal ndaj simbolikës që përfaqëson.

Komuna e Prizrenit është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të qytetit dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për ta garantuar mbrojtjen e tyre.’’ Shkruan kryetari Totaj/QendraPress/