Sonte,

———————-

më duhet të shkruaj vetëm për ty

për sytë e tu,

që i ngatërroj shpesh me yjet.

Yjet endërrimtarë,

që venë kokën mbi jastëkun e natës

dhe shohin ëndrra,

mbështjellë me letra të holla si letër cigareje.

Ato

të bëjnë gjithmonë të buzëqeshësh,

edhe pse kanë frikë të preken.

Ja, shiko:

Hëna që ndriçon dhe Gushti që vjen

enkas për ty.

Përqafoji, para se tê shuhet drita e tyre

Magjia e përqafimit mund të dehë edhe qiellin.

/QendraPress/