Fryma poetike e së dielës me poeten;-Raimonda BRAHA

Udhëtim drejt Atdheut
——————————
Udhëtoj mijëra kilometra,
me zemrën plot dashuri,
po kthehem në atdhe,
te nëna, te babai im ,
drita e shtëpisë,me mbush me gezim .
Kilometrat më duken metra,
e koha si muaj që s’kanë fund.
Dua të mbërrij shpejt,
të ndjej aromën e tyre,
ta shuaj mallin që më djeg shpirtin,
e të mbush zemrën plot,
e zemra të flerë e qetë në shtëpinë ku u rrita unë.
Atje jam mbretëreshë e vërtetë,
bijë e kësaj shtëpie,
rritur me frymë dashurie.
E ky mall…
E këto rrugë ,
qofshin të bardha, qofshin të bekuara!
S’më braktisën kurrë,
as në stinët e harruara…
As kur dielli përvëlon,
e buzët thahen nga etja,bëhen shkrumb .
As në stuhi,
kur xhami i makinës humbet vijat
nga mjegulla e shiu.panik pa fund …
Koha ecën , nuk ndalon,
e kilometrat shndërrohen në hapa të lehtë…
O rrugë , qofshi përherë të bardha!
Ju që më ktheni tek rrënjët,
tek dashuria që s’venitet kurrë,
se malli bëhet shtëpi
kur larg jeton ,ditët në kalendar numëron .
/QendraPress/