Fryma poetike e së dielës me poeten;Mim MARJANAKU

Farë

————————

Jam grua që mbjell farë,

 kam lindur vetë në arë.

Në pëllëmbë kam balt’ e diell,

kam shtat që ndrin në terr.

Të kthjellët e kam shikimin —

jam fundi që sjell fillimin.

Jam ëndërr, jam zgjim,

jam vesa në agim.

Kam buzë që puthin shiun,

në një tango me njeriun.

Flokët — tela për kitarë,

natën , këngës ia marr.

Mes notash bëj dashuri,

çarçafët — një elegji.

Zoti , më zgjodhi mua !!!

të më krijojë…

 Grua!

/QendraPress/