Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Sabit RRUSTEMI

PËRBALLË VAPËS SATE
————————————-
Me perde të errtë mbulova dritaret
të fshihem pak prej vapës
Një perde dhe më të errët
kërkova për memorien time
që t’pushoj pak nga Ti
Perde të tilla s’gjeta
as edhe dry
I mbylla dhe sytë
Sakaq
hija jote u shfaq para meje
ma zjarrmoi trupin
Vapën e kësaj stine as e përmenda më
përballë vapës që më pushtoi