Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Violeta Zogaj-TELAKU

Le të pushoj i qetë, dëshmori
—————————————-
I buzëqesh fytyra dëshmorit e
I rritet nuri kur në çdo shtëpi
shqiptare valëvitet flamuri
I gëzohet shpirti e dritë I bëhet varri
Qelin lulet mbi varr edhe gjelbëron bari
I ndrin të dy syt, dëshmorit
I ndalet dhe loti
Kur ndër ne valon flamuri
Si sot e qëmoti
I zbardhet lulja e ballit
Nuk ka më asnjë hall
Jetën e dhënê për këtê tokë
E ka bere hallall
Në qiellin e pastërt
Kur Shqipet flutorojnë
Deshmori qetësohet
Zemra I gezohet
I mbyllet plaga dëshmorit
E dhimbje më nuk ka
Kur flamuri me shqipe
Vendoset ne Kala
I behet zemra mal
Bashkë me ne feston
Kur flamuri ynë
Edhe në ahengje valon
Dëshmorit, varri I zgjerohet
Edhe I ndriqohet
Kur sheh shqiptarin
Çdo ditë kur gëzohet
Pash gjakun e tyre derdhur per flamur
Pash jeten e tyre te dhene ne rini
Jo flamuri te shkelet
Të pêrdhoset pa meshirë
Mos lejoni, ju lutem
Të shohim diqka të pështirë
Dëshmorit te kombit
Mos ti hyjm në hak
Le të pushoj I qetë dëshmori
Në tokën arbënore
Flamuri le të valoj
I lirë nëpër keto troje.
/QendraPress/