Çaste poetike me poeten;-Adifete SHITI

Loti i Pamëshirshëm
———————–
Unë vij pa trokitur,
si erë që çan dritaren e shpirtit.
Në gëzim shndris mbi faqe,
në hidhërim digjem si kripë mbi plagë.
Jam ujë i pastër që shpëlaj zemrën,
por dhe gjykatësi i heshtur
kur padrejtësia shtrihet mbi pafajësinë.
Pika-pika, shkruaj dëshmi
mbi faqet tuaja të ngrohta.
Herë ju përqafoj si shpresë,
herë ju djeg si mall i pathënë.
Më doni kur ju liroj barrën,
më urreni kur zbuloj plagën.
Por unë gjithmonë jam aty
në gëzim, në dhimbje,
në dritë, në errësirë.
Unë jam loti…
dëshmitar i pameshirshem i shpirtit tuaj.
Dhe kur zemra juaj të mos ketë më forcë të flasë,
unë do të jem fjala e fundit,
e shkruar me ujë në faqe,
që askush nuk mund ta fshijë.