Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ

KU MË HUMBE……
————————-
Ku më humbe moj e mirë
me valë deti mu ngatrrove
n’zall e n’ranë po rri i shtrirë
kujtoj vaktin kur m’përqafove.
Vala detit fort të thithi
e nuk di se ku të çoj
ndoshta mbreti ty të priti
eci bregut nuk t’shikoj.
Nxirre kokën përmbi valë
hape syrin më shikon
ikën ditët s’të kam parë
vetëm hëna m’ledhaton.
Edhe hëna n’drroj shtëpinë
u largu pa m’thënë një fjalë
të dy ishim dashuruar
unë në diell ti në hanë.
Mos më prit , meqë s’të pres
tash në zall emnin ta shkruj
sa të kthej kokën nga pas
emri yt shkrihet në ujë.
Dil moj hanë e mos u fsheh
shtratit detit lëshoj rrezen
dhe në pafsha nuk më njeh
largojnë vitet njëra tjetrën.
/QendraPress/