Temperaturat e larta, IKSHPK sjell katër këshilla si ta mbani shtëpinë e freskët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa këshilla për ditët e nxehta, për t’u mbajtur shtëpia e freskët dhe sigurt. Në njoftimin e IKSHP’së rekomandohet që t’i hapni dritaret në mbrëmje dhe gjatë natës për ta ftohur shtëpinë, kur temperatura e jashtme është më e ulët.Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, Instituti ka rekomanduar që të mbyllni dritaret dhe t’i mbuloni me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit.“Fikni sa më shumë pajisje elektrike”, është rekomandimi tjetër.Përdorimi i ventilatorëve elektrikë këshillohet vetëm kur temperature është nën 40 gradë.