Çaste poetike me poeten;- Brunilda MUSAI

Kjo agoni

——————-

Nje agoni sot ma pushpuriti zemren

S’di ne eshte ndjesi apo largesi

Sec më ngacmoi e më lendoi brengen

Nje brenge që me lodh ne vite largesi.

Mbase me rrezuan pak edhe kujtimet.

Nostalgji që mbart gjithmonë nje pikë malli

E qetë – qetë me flejne ne mendje mendime

Mendime qe shkaktuan flake te atij zjarri .

S’dua ti kujtoj ca sekuenca jete.

Ma dobësojnë zemrën si zemër fëmije

Por mendja perballet me cdo te vërtetë.

Tani I falem jetes per dite lumturie

Agoninë e mposhta si ç’do here tjeter.

I dhashë vetes forcë, I flaka mendimet

Parandjenjat i hodha ne pellgun e harresës.

Do jetoj momentin dhe te bukurat përjetime.

/QendraPress/