Më 13 gusht 1983 u shua shkrimtarja dhe poetja Musine Kokalari

Më 13 gusht 1983 u shua shkrimtarja dhe poetja Musine Kokalari. Një nga gjërat më të çmuara që kishte në dhomë ishte një raft me libra, ndërsa në mur mbante një fotografi të babait dhe të nënës. Librat i nxirrte jashtë vetëm kur lyente shtëpinë. Kur e pyetën njëherë për librat e Stalinit, ajo buzëqeshi lehtë dhe tha: “Duhet me i lexue edhe këto…”. Shpesh dilte në oborr, shtrihej në një shezlong të vjetruar, me ndonjë libër a revistë në dorë, ose shkruante. Mbante gjithmonë shënime, një ditar që e shoqëronte kudo. Edhe në çastet e fundit, u gjet me një libër mbi gjoks.