Çaste poetike me poetin:-Gëzim AJGERAJ

STATUJAT E GËNJESHTRËS

————————————

Atje lart ata

kanë ngritur një statujë

prej gënjeshtre,

e cila qëndron e palëvizur,

e pandjeshme

ndaj dridhjeve të popullit.

Asnjë dhimbje nuk i trazon,

ata kanë fshirë çdo kujtim

të plagëve të së shkuarës.

Thellë në harresë,

fisi po kalbet,

edhe ndëgjegjia,

ndërsa kujtesa e brishtë

po gërryhet nga koha.

Plaga e etnisë po digjet

si një prush i fshehur,

gati për të shpërthyer,

si një vullkan i zemruar

O ju, që pretendoni

të jeni udhëheqës,

jeni shndërruar në kancerin

që po gërryen mishin

e këtij kombi.

Zgjohuni, thërrisni dritës

dhe ndërgjegjes,

para se të jetë tepër vonë.

Vaj halli, atdheu im!

/QendraPress/