Çaste poetike me poeten;-Xhemile ADILI

KAQ SHUMË JE VONUAR, SHEJTAN!
————————————————-
Sonte
Lidha nyjë të gjitha vetëtimat,
Derdhur qiellit
Dhe i ktheva në miliona puthje
Dhe t’i nisa natën me dritën e hënës,
Që ta qetësoj atë shpirt të trazuar,
Nga mungesa ime e gjatë.
U ktheva në rreze hëne
Dhe nga dritarja ime
Zemra ime të këndonte ninulla,
Me rrahje zemre.
I trembur më pyeti:
Po ti si erdhe?!
Të kërkova tokës,
Më erdhe qiellit,
Bashkë me miliona puthje
Ti, hyjnia im!
Të zbresim në tokë tani!
Nuk di a më the a të thashë,
Po në sytë e tu,
Ndritur nga vetëtimat,
Lexoja përgjigjet e pyetjeve të mia:
Kaq shumë je vonuar, shejtan!
/QendraPress/