Çaste poetike me poetin:-Murtez ASLLANI

NË KOPSHTIN E FËMIJËVE

———————————-

Aty ka vetëm buzëqeshje

fytyra u shëndrit

s’ka urrejtje,

sytë u shkëlqejnë

nga gëzimi.

Aty rritet jeta

dhe aty këndojnë

të hareshëm

ditët i kalojnë,

të gjithë shend e verë

harrohet hasmëria,

filizat e njomë

rriten si qërshia.

Aty gëzimi

nuk ka kufi,

buzëqesh ëmbëlsisht

secili fëmijë.

Nata u duket e gjatë

se në kopsht duhet shkuar,

me shokë e shoqe

për t’u bashkuar.

Aty mësojnë dhe edukohen

ta duan nënën dhe atdheun,

t’i çmojnë shokët e shoqet

dhe të respektojnë njeriun.

/QendraPress/