Çaste poetike me poeten;-Prena PRENDI

Në rrugën e shpresês
————————————–
Thuhet me gushtin ikên dhe vapa
Nê progres shikimi nuk hidhet mbrapa
S’fshihet nga kujtesa jeta e të shkuarês
Ndriçon si fener nê zgjedhje tê udhês.
Sì vjeshta qê gjethet fillon t’i zverdhê
Bien për tokë ,kêmba i shkelë
Klima ndryshon ,fillon freski
Bashkêudhêtarê tê saj është njerëzi.
Kush nuk u rrêzua e ra pêrtokë?
Kush vehten njohu,u ngrit më i fortë?
Kush në ditën më të keqe nuk njohu mikun?
Kush s’e dalloi tê mirin e të ligun?
Sa dallgê u pêrplasen në shpirta plagosur
Sa herë kemi thênë,”hallet s’kanë të sosur”
Aq herê jemi ngrit ,krahë kemi marrë
Aq sa dhe hekurin kemi brejt me dhambë.
Interesi ,një sëmundje ku shumicën ka prekë
Harrue nga ka ardhë,mendja ba lekë
Dinjiteti zero ,shet vlla e motër
Ca vese të këqija ,mos kopjojmë botën!
Vrere mê shumê se pêrqafime morëm
Sa mllefe xhelozie nga goja nxorëm
E shkurtër êshtê jeta ,mos ngatrrohna ndër ferra
Nê rrugê tê shpresês të ndriçojë pranvera!
/QendraPress/