Fryma poetike e së dielës me poeten; -Valbona KOLAVERI

HĒNA BALSAMIKE

——————————

Hëna balsamike,

Po rrëshqet ngadalë

Mbi flokēt e artë të vjeshtës

Vezullimi i saj i mbramë

Po tretet,

Teksa nata, i mbaroi dashurive sonetet

Hëna balsamike ,

Po kēndon

Çmendurinë e tyre heshtjesh

Dhe heshtjesh,

Po pushton mes tyre mistershem,

Agun e ri të ngjizjes.

/QendraPress/