Fryma poetike e së dielës me poetin; -Nexhbedin BASHA

Bajrak i gjallë i nderit

(Kushtuar Dëshmorit të Atdheut, Klodian Tanushi)

————————————————–

Në fletën e verdhë, germa që flasin,

dhimbje që përtyp trishtim.

Klodian, ti re si hero, në fushën e betejës,

mbete pishtar i pashuar në flamur.

O Klodian Tanushi, gjaku i Skënderbeut,

Dibra të lindi, Shqipëria të rriti,

Me shpirt ushtari, me zemër prej dielli,

Në gjoksin tënd flamuri dritë nderi për jetë,

Ti nuk re për vete, por për Atdhe,

për familjen, për fëmijët, për kombin mbarë.

Emri yt është betim, amanet i shenjtë:

“Të duam Shqipërinë, deri jetën kemi falë.”

Atje ku dëshmorët kthehen në yje të gjallë,

E ndriçojnë udhët e Shqipërisë së lirë,

Fjala jote gjëmb që u përgjakë,

Në shpirtin tënd qelibar e dritë..

Mina e mallkuar t’mori jetën, rininë,

jo nderin, as krenarinë ngjizur në deje,

Ti mbete yll i pashuar dhe në Letoni,

heroizmi yt ndezi zemrën e çdo ushtari.

Loti i nënës pikon rëndë në zemër,

Për birin që përkundi në djep me ninullë,

Familja e pret si fllad bjeshke rrëzë Korabit,

me Drinin që ja freskon ballin e tij të argjent’.

Gjaku yt që s’thahet është rrënjë e dheut.

Në sytë e fëmijëve ti je dritë kujtimi,

një baba hero që u flijua për paqe.

Në zemrën e gruas rron si shpirt drite,

Emri Klodianit u shkrua në gurë, male e fusha,

mbetur në këngë e në vargje poeti,

Fjala e tij e thjeshtë do të kalojë brez pas brezi.

në kufijtë e zemrës rron si Dëshmor i Atdheut.

/QendraPress/