Çaste poetike me poeten;-Principesa SOFIA

Do të vdes me mall

( Ditari I nje Gruaje.)

——————————

Asnjëherë s’u ngopa me erën tuaj,

asnjëherë s’u ngopa me përqafimet,

netëve qaja me dënesë,

ditën vishja buzëqeshje

që të mos më shihnit të rrëzuar.

Zemra më u nda në copa,

por unë qendrova në këmbë.

Kurrë s’mora çfarë meritoja,

prapë nuk u dorëzova.

U përbuza, u poshtërova,

prapë mbijetova.

Më quajtët grua pa moral,

jo vetëm të huajt,

por edhe ata që mbajta në bark,

ata për të cilët vdekjes i dola përballë,

që t’i sillja në jetë.

Më mohuat, më larguat,

sepse kështu deshën të mallkuarit

që më morën dashurinë tuaj.

Unë isha shërbëtore,

jo nënë – kështu e shpifën ata.

Lotët e mi do t’i ndjekin

kudo që të shkojnë,

sepse më lanë pa shpresë,

pa të drejtë gëzimi,

pa të drejtë mbi nipërit e mbesat,

pa një “gjyshe” që të ma ngrohte shpirtin.

Por unë nuk hoqa dorë.

Shkela mbi veten që t’ju qëndroja pranë,

në çdo furtunë, në çdo varfëri,

në çdo natë pa gjumë.

Punova, luftova,

që ju të mos e njihnit ferrin tim.

Një ditë, kur fëmijët tuaj të rriten,

kur ta ndjejnë dhimbjen në kurriz,

atëherë do ta kuptoni

ç’do të thotë …qe nje nënë.te shkel mbi veten per femijet.

Unë do të vdes me mall,

pa u ngopur me erën tuaj,

pa përqafimet tuaja.

Por do të shkoj e qetë,

sepse një gjë e di:

Qe nje nene dhuron .

.shpirtin . jeten saj erresire.

që femijet të jetojne mire.

/QendraPress/