Çaste poetike me poeten;-Raimonda BRAHA

Ngjyrat e vjeshtës
————————-
Vjeshta zbret butë, si hije prej mali,
si ëndërr që lind në prag të muzgut.
Me hapa të heshtur,
si murmurimë e ditës,
vesh pemët me ngjyra të arta
jo për zjarr, por prej lutjes.
Ngjyra flakin degët
si mantela të artë,
si mbretër që humbasin fronin me nder.
E çdo fletë që bie, si një fjalë e ndarë,
i thotë tokës:
“Të dua, edhe kur tretet erë”
si puthje para largimit,
si flutura që bien mbi tokë,
si fjalët e pathëna…që kurrë nuk u thanë dot
Si një pikturë që qan përmes shiut,
vjeshta lyen botën me vargje të fshehta.
Ajo s’është fundi, por fillimi i zhurmës së brendshme,
ku çdo buzëqeshje ka një hije gëzimi…
“Jeta është vjeshtë” – më tha një fletë,
“ngjyrat e saj s’janë fund, por shpresë.”
Dhe era, si violinë në gishtat e heshtjes,
luan nota që s’kanë më kthim në breg të shpresës.
Sytë e qiellit bëhen
si pasqyra të mjegullës,
ku retë kalojnë si mendime të pluhurosura.
E dielli i vonuar,
si një premtim i humbur,
lë ngrohtësinë në gjurmë të zbehta kujtimesh.
Vjeshta s’është bosh,
por plot me zbrazëti,
si një zemër që dashuron edhe kur s’ka me kë.
Si një letër pa adresë,
por me fjalë të pathëna,
ajo sjell dashuri,
por e mbështjell me re.
Janë ngjyrat e vjeshtës mbushur me gjallëri,
jeta është vjeshta me nota melankolie,
dhe pse ndjej një rrënqethje zbastësie.
/QendraPress/