Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

BJESHKËT E NEMUNA

———————————–

Si vajzat e bukura pa fat

Gonxhe trëndafili

rrethuar me gjëmba,

Bandillët me duar të gjakosura,

petalet e tyre

i shkundin…

i derdhin për tokë.

Gjëmbat si gardianët

e shkujdesur

nuk i mbrojnë dot…

BJESHKËTARI MODERN …?!

————————————

Pranë stanit si vilë,

me satelit diellor,

pa torishtë,

pa dhenë e pa lopë,

e pa femije në oborr,

me kamish në gojë

e celular në dorë…

Rruga e makinës na duhet

sa më parë,

e internet

sa e mirë bjeshka jonë të thonë…

E hiç s’po ja ndien,

hiç s’po i bëhet vonë…?!

Në Londër

djali i vetëm i tij,

në turnin e tretë të natës,

mushkërinjtë i gjuhën hucla,

se le rahat një kollë….

SMulaj

Shtator 5, 2025

New Jersey, USA

/QendraPress/