Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Dritë mbetur.
(Lasgush Poradecit).
———————————–
Të bukurin qytet madhëruar
me copëza parajse përrallore,
Poradec i Lasgushit shkruar
gdhendur mjeshtërisht prej dore.
Ç’u ndjeva aq e vogël pranë teje
a thua më vështron dhe je gjithkund.
Liqeni pasqyronte vargje zemre
në fundin e përmalltë që të përkund.
Unë e menduar lehtë u ula
në parkun ku akoma kishte jetë.
Me zemër muzës tënde iu përula
u ndjeva si një flutur krahëlehtë.
Poetët gjithë mbenë udhëdritë
të veshur me mentelin madhështor.
Me muzë i mëkojnë dashuritë
si Lasgushi vargut dritësor.
/QendraPress/