Çaste poetike me poetin:-Sahit F. OSMANI

BASHKË ME DRITËN AGON ATDHEUT
-Nait Hasanit
——————–
Sy i patrembur nëpër kohë je lartësive
s’ju shmangesh as n’ stuhi.
udhëve të luftës forcën e more si
Anteu së tokës së tij
U sule drejt kraterit të vullkanit
brenda grilave trupi gjak të
kullonte t’i shtrënguan me
darë gjymtyrët heroizmin tënd
donin ta mposhtnin Kosova martire
në zemêr të troket shpirti yt liridashës
ngado vigjilon shqiponjë që flamurit
nuk i shqitet jashtë nesh e
brenda vetes sonë
Sado që të zbriten rrathëve të ferrit.
ti me mundin prej Prometeut
robërinë e pavarësove prej territ
sot bashkë me dritën agon atdheut
/QendraPress/