Çaste poetike me poetin:- Jahja LLUKA

Ata sy
———————–
Nuk e di pse ia lexova sytë
Paska nisë prapë me ra shi
Se vjeshtê po thonë erdhi
Po vjen tetori pastaj nëntori jonë
Ishte kohe qetë kur e njoha
Dhe ja e qetê është edhe kjo urrejtje e Tij sonte
Ndoshta po qan ndoshta i mungoj
Ndoshta me don aq shume sa me lendon
Sa e pashë u ndal toka
e thashë ku e njoh këtë shpirt
E dija e ndjeja se ai ishte krejt jeta jeme
Emrin e Tij s’do ta zë askush pos Birit Tim
Ata sy bojqielli i pashë sa të qeshur sa të piklluar
E dua a është turp
A është krim të duash
Edhe nëse vdes çdo ditë nga pak
Por bora vjen sërish e bardh me vitin tjeter Cezar
/QendraPress/