Në Prizren, garojnë gjashtë kandidatë për postin e komunës dhe mbi 350 kandidatë  për kuvendarë

              Me rastin e  hapjes së fushatës, pos PDK-së me kandidatin Shaqir Totaj,qe e  bënë  sonte, në  lagjen ‘’Ortakoll’’ me fillim në ora 19 e 30 , ku do te  mbahet tubim I madh me qytetarë.Fushatën e  fillojnë sot, edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prizren , në ora 19:00, në ShFMU “Fadil Hisari”, në lagjen e Trimave (Tusuz), do të mbahet tubim i madh me qytetarë.

I pranishëm do të jetë kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi. Kurse dega e LDK-së sot, fushatën e  kanë të përbashkët në Prishtinë tregon kandidati për kryetar i LDK  Driton Selmanaj .Kurse nesër me 14 shtator,  hapjen  zyrtare   të  fushatës  e bënë  AAK-ja në  mjediset e  Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit ku do të  bëjnë prezantimin e platformës  poltike , me fillim në ora 13,00.  Sipas  kandidatit për kryetar  të Bashkimit  demokratik për Prizrenin Zafir Berisha.për shkak të  fushatës  ndryshe   hapjen zyrtare e fillojnë  javën që  vije. Kështiu  tashmë në këtë  garë  po garojnë edhe Nisma  Soacialdemokrate  me kandidaten Albulena Balaj  dhe  janë  gjashtë kandidatë për të parin e komunës  dhe janë mbi 350 kandidatë që garojnë për  kuvendarë.