Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Murtez ASLLANI

GRUAJA E MENÇUR

____________________________

Gruaja e mençur

në shtëpi gjithnjë punon

e nderon burrin dhe farefisin

dhe kurrë nuk gabon.

Punon me kujdes

dhe fëmijët i edukon,

në shkollë i përcjell

rrugën e drejtë ua mëson.

Të jesh grua me vlerë

është pak vështirë,

se të gjitha punët

duhet kryer mirë.

Por edhe burri

duhet ta ndihmojë,

të kryejë ndonjë punë

dhe mos të përtojë.

Jeta është e lumtur

kur të dytë punojnë

dhe njëri-tjetrin

përherë e respektojnë.

/QendraPress/