Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Lubi H. TOTA

Një grusht lot, për ty atdhe !

———————————————–

Një grusht lot për ty atdhe,

I derdha kur kalova matanë detit,

Të mjerë më duken vëllezër dhe motra,

Qysh kur morën rrugët e gurbetit..

Një grusht lot lëshova në oqean,

Kur shpinën ty ta ktheva moj nënloke ,

Dhe zemra sot vajton me shumë vikamë,

Për bijtë e tu që jan shpërnda në çdo cep bote…,

Një premtin e bëra mbi varret e të parëve,

Në dheun tim do tretem dhe unë një ditë,

S’e dua hiq, kjo botë është shumë vrastare,

Që mi treti bijtë e vendit vit për vit,…

Një psherëtimë me kaploi shpirtin tim,

Kur shpinën ty ta ktheva o atdhe ,

Si hajvanë pune na trajtuan nëpër botë,

Nuk ka askund si vendi im ku kemi le ,..

Valët e detit lotët mi përpinë,

Por muzë e varg s’mi vodhi dot,

E kërkova botën që për mua ish mëkat,

Dhe shpirtin tim e mbusha plot me lot..

Një thirrje e kam për bijtë e mi,

Për vëllezër e motra nëpër botë,

Po kthehuni ju në vendin tuaj,

Mallkim është emigrimi është dhe lot .

Shkroi SULBIE .H. SHehu

/QendraPress/