Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Xheni KRYPI

Puthja në xham
——————————
Sado të pastra t’i kesh buzët,
sado të sinqerta t’i kesh puthjet,
mbi të pastërtinë xham
puthja do të mbetet njollë.
Xhami i ftohtë puthjen s’ta fal —
Veç një shenjë të saj mbanë.
Një rrugë bën puthja:
Prej syrit zbret në buzë,
prej buzëve zbret në gjak,
prej gjakut zbret në zemër,
prej zemrës në qiell ngjitet lart.
—————-
Koha
Koha ecën me këpucët e saj të lehta,
çudi — nuk ndihet fare.
Fytyra, trupi i saj s’dihet ku humb.
Nmbetemi në kërkim të duarve të saj.
Kalon tinëz, pa lënë gjurmë,
veç disa shenja,
shenjat e kohës që dallohen
si shenjat e gishtërinjve,
që s’i fshin askush.
Koha ecën lehtë,
si me sandale ajri —
askush s’e dëgjon, askush s’e sheh.
Kalon si hije,
por lë gjurmë të pashlyeshme,
Veç duart e saj i kërkojmë,
ato duar që na marrin gjithçka.
/QendraPress/