Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila TOTO

Epoka jonë

————————–

Kjo dritë e bardhë, dielli mëngjesor

ende e mban botën gjallë e në jetë.

Këtu gjithçka tashmë ndërtohet nëpër laboratorë,

por natyra vazhdon të jetojë e qetë…

Ky evolucion i pafundëm i dijes dhe shkencës

i lejon të gjithë eksperimentet e inteligjencës.

Por, një ekuilibër midis gjallesave dhe natyrës

e drejton gjithë botën prapë drejt jetës.

Gjithçka në këtë botë vjen prej dritës

e jeton prej ngrohtësisë dhe prej ujit.

Nëse e kuptojmë, e pranojmë më mirë natyrën

jeta këtu në tokë nuk do rrezikohej kurrë.

/QendraPress/