Çaste poetike me poeten;-Valbona HADRI

Kur buzêqeshja fsheh lotin e dhimbjes
————————————————–
Buzëqeshja lind në çdo fytyrë
Si dritë që ëndrrat t’i mban gjallë,
Na i vesh gjithë ditët plot me nur
Dhe një bekim na vë përballë.
Ajo ngjan me një pranverë
Që shkrin çdo dimër të acartë,
E kthen në diell çdo shi dhe erë
Dhe mbjell mes nesh një diell të artë.
Te çdo i mjerë mbjell një kurajë,
Një shpresë të blertë që s’shuhet lehtë,
Një këngë që ngrihet në çdo majë,
Një mbretëri me emrin jetë.
Ajo shpeshherë lind dhe te unë,
Më zgjon nga gjumi çdo mëngjes,
Më pikturon si një pikturë
Dhe asnjëherë s’më lë të vdes.
/QendraPress/