Çaste poetike me poetin:-Mark GJETJA

Ndarje dhe Dashuri.

Kur më the do ikë prej teje,

u mbushë qielli plotë me re,

filloi shi dhe flaké rrufeje,

rruga mjegull s’shihej më.

Nuk më the pse u largove,

e kuptova p’senë më vonë,

kur një tjetër dashurove,

dhe le zemren ku jeton.

Unë mendova si për vehte,

por nuk gjeta asnjë shkak,

gjithmoné mbeta i sinqertë,

ka dhe humbje ka dhe fat.

Drita jote ishte fikur,

interesi kishte hyrë,

me vite té kisha pritur,

mbaje fajin ti mé mirë.

E vërteta del një dité

né kéte jeté çdo gjé kupton,

dikush dashuron me shpirté,

dikush ndjenjat manipulon.

Dashurisé gjithnjé vrapova,

dashuri s’gjeta askund,

kété radhé lumin se kalova ,

keshtu loja mori fund.

Fatin tim nuk e vlerésove,

ka ndarje dhe pérqafime,

ti pér mue nuk mendove,

kurr s’té hoqa zemres time.

/QendraPress/