Çaste poetike me poeten:-Mimoza Panahori XHINDI

Pse më del ai lot
————————–
Sa herë që qan një fëmi,
s’duroj dot,
nxjerr nga çanta shaminë,
fshij ata lot.
Kur shoh një nënë plakë të vetmuar ,
loti në shpirt e në sy më ka përvëluar .
Dhimbjen tek tjetri se shoh aspak dot ,
ndaj më mbushen sytë me lot.
Para atyre gjëmave ,
që lë pas tërmeti …
Dhimbja n’shpirt e loti në sy më mbeti !
Më del loti , se unë jam prind e nënë ,
jam mësuese ,mes fëmijëve në këmbë.
Më del loti se kam ndienjë e dhembsuri .
S’pranoj kurrë padrejtësi….
Kam një zemër e gjak ,o miqtë e mi ..
Jam njeri!
/QendraPress/