Çaste poetike me poeten;-Zoica Gjolla POPI

Në shëtitje nëper Nord

——————————-

pemëlarta të paparë

në degë përdredhur

mbi trungje trashë

lojë ketrash të pandarë.

Në lule petale freskëta

nektarin bleta xukiste

mëllagat gjethemëdhaja

si një dorë që i priste.

Atje tej në rrjedhë lumi

nga avulloret tymnajë e lehtë

po përse vetmia ime

rrinte strukur si e shkretë?

Më besoni si me magji

në fenomene të çuditëshme

s’kisha parë ylberë në lindje

mes mjegullnajës në përthithje.

U ktheva në kopështin e fëmijërisë

derën hapur kishte lënë nëna

shterngimi i saj më përtëriu

ah.. aromë borziloku i sapombirë.

Dhe pse qielli i vëndlindjes time

loz në tre ngjyra ylberiane

shpirti këtu më fle i qetë

ritëm zemre që nuk ndalet.

/QendraPress/