Çaste poetike me poeten;-Ermira BEZATI

Malli për ty

—————————

Zemra ime bab’ nuk të harron,

Edhe pse ikin ditë,muajt një e nga një,

Se në rrahjet e saja je ti gjithmonë

Brenda shpirtit tim kujtimi yt flë.

Memorja e zemrës sot për ty më foli,

Më shumë, se shumë plotë ditë të tjera,

Kujtimet, dashurinë,tokë bashkë mi mblodhi,

Mi freskoi sytë si t’më kishte ardhur pranvera.

Në fillim nuk e kuptova se cfarë ndodhi,

S’di pse të mendova me aq shumë mall,

Pastaj m’u kujtua njëzetë e gjashtë Janari,

Kur prej krahëve të mi u largove bab’.

Ermira Bezati/26/09/26 /QendraPress