Çaste poetike me poetin;-Idriz Berisha- XHIXHI

VALLËZIM ME KAFKA
——————————-
Po eci honeve si fëmijë i trembur
në kërkim të gjirit të bardhë
Mes fytyrash të maskuara
Hapat numëroj,shumë janë të zbathur
Të tjerët lakuriq si lakuriq nate
Melodi e këputur sivjet
Vallëzim me kafka të bardha
Netëve të gjata .
Në cep nate t’portokalltë
Mbledh copat e harresave të ditës
Ç’kodim i jetës koduar,art memec.
Eshtrat nën dhe trokëllinë.
Kush të thau kështu kafkë?!
Me dy vrima të zeza në ballë.
Fol kafkë
Hesht kafkë!
Sot të fundit herë të pashë
Nga flaka s’të njoha
U trete mes gishtash dhe humbe
Pas shtat bjeshkësh e malësh
Gjeta emrin tënd në rrasë guri
Dhe zërin lugjeve t’perënduara
Lash vallëzimin me kafka të bardha
E me ty u bëmë një.
/QendraPress/