Çaste poetike me poeten;- Saranda Teresa BRUNO

Do vij
——————————
Më prit, Prishtinë, vendlindja ime,
ende më djeg plagë si trup i gjallë.
Do vij për pak ditë të qaj hallet me ty,
të shuaj mallin e shpirtit të vrarë.
Tash kemi lirinë e ëndërruar,
por jo dashurinë e merituar.
Në rrugët e tua nuk gjej ngushëllim,
Veç mjerimet që më vrasin shpirtin dhe sytë.
Tek varrezat ndalem e prehem,
aty ku heshtja më flet më shumë se jeta.
Vetëm aty ndiej një përqafim të vërtetë,
një mirëseardhje që s’ma dha asnjë i gjallë.
( Aty ku pushojnë gjyshërit, babi, axha,
dhe vëllai im i vogël si engjëll i bardhë.)
Zürich 01/10/2025