Vdes i aksidentuari në Rahovec, arrestohet shoferi i veturës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bërnjak të Rahovecit një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe një traktori.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, është thënë në raportin e policisë.