Ambulanca Familjare e Mjekësisë në  Skorobisht renovohet tërësisht për të  ofruar shërbim 5 ditë në javë

    Drejtoria e  Shëndetësisë  në  komunën e Prizrenit  duke ka po se  se  gjendja e  ambulancës në  Skorobisht pati dëmtime serioze,urgjentisht kanë  bërë renovimin e tërësishëm për të  ofruar shërbim 5 ditë në javë. Në këtë  përurim sot, ishte kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, Drejtori i Shëndetësisë prof dr Simir Krasniqi, drejtori QKMF-së dr  Fadil Bajraktari, e në këtë përurim nuk mungoi as deputetja  Duda Balje e cila  tregon kujdes të përhershëm për gruan e  vendeve rurale.Me këtë rast  kryetari i komunës Shaqir Totaj tha se këtu  është  bërë renovim i plotë  i kësaj ambulance ,sepse  këtu ka  1500 banorë dhe padyshim se këta kanë nevojë  për të pasur edhe mbikqyerje mjekësore sepse shëndeti  është  elementi më i rëndësishëm dhe më i domosdoshëm për secilin njeri dhe  vazhdoi. Drejtori i shëndetësisë  prof dr Simir Krasniqi, pohoi se duke  pë nevojë  e këtyre  banorëve  këtu kemi intrevenuar dhe  e kemi   renovuar në tër;si këtë ambulanecë , plus  tashmë këtu do të kete mbikqyerje shëndetësore  për 5 ditë të javë  sepse  ky është lokliltet  më i largët nga qyteti. Deputetja  e  komunitetit  boshnjak  Duda  Balje  tha se  dua të  falenderoj;  kryetarin Totaj dhe  drejtorin Krasniqi që pas  bisedave dhe nevojave që kanë këta banorë   kanë  bërë këtë renovim. Pasi  që është edhe muaji rozë  më lejoni që  grave  të iu rekomandojmë  kujdës të shtuar, kurse  ne edhe këtu do të  krijojmë kushte sa më të mira  për gratë  e Skorobishtit porositi deputeja  Duda Balje , që  përherë  kë ngritur zërin  për  shëndetin e  grave  sidomos ato të viseve rurale. Drejtori i QKMF-së  dr Fadil Bjaraktari pohoi se tashmë këtu do të kete  kujdes të shtuar për këta banorë sepse kemi siguruar  mjekë  dy herë në javë e kujdes shëndetësor do të ketë gjatë  gjithë javës .Sepse  këta bamorë  do të  kenë  një  mbikqyerje shëndetësore  pasi  fshati është  më larg qytetit .Edhe banorët e  Skorobishtit ishin shumë falenderues  për angazhimin që  është bërë me renovimin e tërsishëm të  ambulancës  së fshtatit të tyre.