Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

UDHËTARE E DHIMBJES
———————————-
Në një kohë pa kohë
Edhe unë si dallëndyshja fluturova largë
E kur dhimbja ma grrynte zemrën
Me forcë e shpirtit e shtrengoja,
Shtegtova mbi male e dete pa prag
Nga lot e syrit ja tregoja!
Mora rrugën si udhëtare e dhembjes
Duke qarë pragun e shtëpisë
M’shkuan vitet
Tu i këndu trojeve t’mija,
E tash mungon pesha e ngrohtësisë!
Unë se harrova as erën as strofullën
ku shpirti u rrit,
Malli më është kap për trupi
E kthimi gjithmonë mjep dritë!
/QendraPress/