Çaste poetike me poeten;-Anja TOMA

Legjenda e Shpirtit
—————————-
Ç’do frymë që marr dridhet si një vijë drite,
e hollë, e bardhë, por e fuqishme,
fluturon mbi kujtimet që nuk thuhen.
Preket tek ç’do stinë, çdo flakë,
çdo dridhje e heshtur.
Shpirti im rrjedh një lumë nostalgjish,
duke krijuar ura të padukshme
midis dhimbjes dhe ngrohtësisë,
midis heshtjes dhe buzëqeshjes,
midis vetmisë dhe dashurisë që nuk u kthye kurrë.
Pëllumbat e natës ndjekin ç’do vijë drite,
ç’do krah i tyre mbart një prekje të heshtur,
një mesazh që më thotë:
“Nësë pritja të bën të pavdekshme, atëhere me prit”
Vatra dridhet, flaka kërcet,
vera që pihet dhe aroma e saj
tinzare përshkon ç’do qelizë timen,
dhe ç’do ndjesi bëhet një përqafim që nuk ndahet,
një çast që nuk shkon, një moment i pavdekshëm.
Dhe aty qëndroj, në heshtje,
duke ndjerë ç’do rrahje të shpirtrit tim si një
shtërngatë drite që derdhet vetëm për ne,
një legjendë e gjallë,
një përqafim pavdekës,
një dashuri që fluturon mbi ç’do kujtim,
mbi ç’do skaj, mbi çdo flakë,
deri sa bota të bëhet vetë shpirti yt i
ndjerë dhe i pavdekshëm.
/QendraPress/